‘Po studios së Ajola Xoxës i keni çuar shkresë?’/ ‘Rilindja’ nis sulmin ndaj Avokatit Goxhaj, kërkon ti bllokojë studion ligjore

‘Po studios së Ajola Xoxës i keni…

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe… madje mjaft pritën!

Një “falangë” e tërë me policë dhe inspektorë kanë mësyrë dje në derën e studios ligjore “Aga&Goxhaj Law Firm” sh.p.k.

Preteksti i kontrollit ishte për pastrim parash ose evasion fiskal.

Lajmi është bërë i ditur nga dy avokatët Erald Aga dhe Altin Goxhaj në rrjetet sociale, ku kanë publikuar me foto edhe shkresën e akt-kontrollit.

Ato mbajnë firmën e Elvis Koçit, drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Fotografia e Avokati Altin Goxhaj

Është ky i fundit, që sipas Avokatit Goxhaj, ka drejtuar task-forcën e cila ka nisur inspektimin dhe kontrollin për periudhën 1 maji 2018- 30 qershor 2020.

Më pas kësaj studioje ligjore i është lënë një kopje e dokumentit i cili kërkon bërjen e vetë-deklarimit të të ardhurave, dhe afatet që duhen për këtë proces.

Fotografia e Avokati Altin Goxhaj

Kujtojmë se, studio ligjore “Aga&Goxhaj Law Firm” sh.p.k, ka marrë në mbrojtje vitet e fundit, falas, interest e papërfaqësuara të qindra qytetarëve.

Gjithashtu edhe të komuniteteve të cilët janë në luftë të hapur me qeverinë “Rama”, e cila shkel përditë të drejtat e tyre.

Studioja e avokatëve Aga dhe Goxhaj, ka fituar në vitet e fundit me dhjetëra kauza gjyqësore.

Kjo ka duke bërë që shumë qytetarëve t’u ringjallen shpresat te drejtësia, por dhe të gjejnë të drejtën e mohuar.

Po ashtu, Avokati Altin Goxhaj, njëherësh përfaqësuesi ligjor i “Lëvizja për Shqipërinë” , është kundërshtari publik më i madh i “Rilindjes”.

Jo vetëm kaq, ai është kundërshtari politik i qeverisë “Rama” dhe gjithë kastës së Sorosit në vendin tonë.

Avokati Goxhaj, është i njohur për veprimtarinë e tij aktiviste kundër interesave të Sorosit në vendin tonë.

Po ashtu, edhe kundër politikave të diktuara që zbaton qeveria “Rama” për rrënimin dhe falimentimin e ekonomisë shqiptare.

Ja statusi i plotë në Facebook i Avokatit Altin Goxhaj,  përfaqësuesi ligjor i “Lëvizja për Shqipërinë”:

“ZBULOHET QËNDRA E TERRORIZMIT DHA PASTRIMIT TË PARAVE ? PASKËRKEMI QËNË NE ?

Hahaha Loti vuuuuuuuu

Kapet Mafia e Pastrimit të Parave!!! Jam unë dhe Eraldi hahaha

Qeveriu i Soros me anë të Drejtorit të Soros Elvis Koçi na zgjedh të parëve mes studiove ligjore për të na sjellë kontroll për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit Hahaha

Nji pyetje nga salla: O Elviso, o trim, po studios së Ajola Xoxes ja çove këtë shkresën? Ika tani se kam një takim se po të bëj një listë me biznese ligjore për të të pyet a jua ke çu këto shkresat ? ? ?

Kujtojmë se të gjitha të dhënat Qeveriu i ka në disa kopje dhe në disa zyra për shkak të monitorimit me ekspertë të pavarur me pagesë që na bëjnë prej 7 vjetësh që kur kemi hap zyrën dhe kjo shkresë është humor por që mirë që na erdhi për të fillu transparencën e Ajola Xoxes me shoqe dhe shokëni ?”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit