“Po të ishin nga ata që kanë lekë, joooo nuk i shkel dot ajo“, familjet e prekura nga tërmeti protestojnë në Durrës

“Po të ishin nga ata që kanë…

Banorët e pallatit 1032 në lagjen 16 të qytetit të Durrësit kanë protestuar mëngjesin e sotëm përballë ambienteve të Bashkisë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e pallatit të tyre në një vend të ndryshëm nga ai ekzistues.

Bashkia e qytetit të Durrësit ka vendosur se në vendin ku ndodhej pallati 6 katësh i shembur nga tërmeti i 26 Nëntorit të ndërtohet një memorial në nder të dy personave që humbën jetën.

Banorët shprehen se ata kërkojnë ndërtimin e pallatit aty ku ishte në pronën e tyre dhe i bëjnë apel kryeministrit Rama të mbajë premtimin e dhënë në momentin kur vizitoi banorët e dëmtuar se pallati do të rindërtohej aty ku ishte.

Një protestuese deklaroi për kamerën e Faxnews se protesta do të vijojë dhe nëse nuk gjejnë zgjidhje do të ngrenë  çadrat përballë Bashkisë dhe do ta ndalojnë me gjak çfarëdo lloj veprimi që do bëhet në pronën e tyre.

“I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministrit të Rindërtimit Ahmetaj të ndërhyjë në Bashki dhe të rindërtohet pallati aty ku ishte. Kryeministri na ka thënë vetë ditën e tërmetit të mos kemi merak se do ta ndërtohej aty ku ishte. Atëherë ku është fjala e kryeministrit, kush është kjo zonjë që shkel fjalën e kryeministrit me ca njerëz hallexhinj, se po qe nga ata që kanë lekë jooo nuk i shkel dot ajo.

Ne do vazhdojmë do vendosim dhe çadrat këtu para bashkisë, ama një gjë nuk diskutohet, atë vend do ta gëzojmë vetëm ne ose do bëhemi lumenj gjaku. Do futemi aty, ne të vdekur jemi, kemi një vit që rrimë rrugëve, kemi një jet që punojnmë dhe s’kemi asgjë çfarë t’u lëmë fëmijëve”, tha protestuesja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit