'Po të luajti njëri brenda...', familjarët këshillojnë Azganin para dorëzimit në polici

‘Po të luajti njëri brenda…’, familjarët këshillojnë…

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Azgan Mërnica 23-vjeçari që vrau me armë zjarri efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, është dorëzuar nga familjarët në komisariatin e Fierit.

Në një video të siguruar nga “TVA NEWS” nga momenti kur familjarët takohen me të riun i cili niset drejt rajonit të policisë, dëgjohen dhe këshillat e fundit që ata i japin. Një i afërm teksa e takon dëgjohet duke i thënë, “Ej o Azgan, të luajti njëri atje brenda… se po të dorëzojmë vetë”.

Më pas shoferi i automjetit mundohet t’i qetësojë të pranishmit, duke i thënë se “është në besën time”. Tezja e 23-vjeçarit në ato momente thotë “zoti përpara, rrugë të mbarë”, teksa Azgani duket i buzëqeshur.

Forca të shumta policia vijuan kërkimet dy ditë për kapjen e 23-vjeçarit, por pa sukses për ta gjetur dhe arrestuar. Familjarët e tij e dorëzuan në polici pas negociatave që babait dhe dajës së të riut.

Teksa policia e kërkonte, Azgan Mërnica mendohet të jetë fshehur në fshatin Dërmenas pas ngjarjes së rëndë. Kujtojmë se ditën e djeshme, kolegë, familjarë, miq e të afërm, i dhanë lamtumirën e fundit efektivit 28-vjeçar të Shqiponjave Novruz Cenalia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit