"Po të mos jenë ndërkombëtarët, Serbia e pushton Kosovën për 24 orë"

“Po të mos jenë ndërkombëtarët, Serbia e…

Tensionet ende të vijueshme mes Kosovës dhe Serbisë, kanë nxitur parashikime apo hipoteza se Aleksandër Vuçiç mund të kthehet në pushtues. Djegia e disa automjeteve me targa të Kosovës nuk është nëj shenjë e mirë në kohën kur ndërkombëtarët po negociojnë paqe. Mirëpo për pedagogun Shpend Gashi, Kosova është e dobët ushtarakisht ta mbrojë veten.

Prania e forcave ndërkombëtare si KFOR dhe Eulex sipas pedagogut po i frenon serbët nga një sulm ushtarak ndaj Kosovës. E nëse këto dy forca paqeruajtëse do të largoheshin, Kosova për 24 orë do të ishte nën pushtimin serb. Një deklaratë e bujshme kjo, në një kohë kur Kosova po bëhet gati të jetë anëtare edhe ën organizata të tjera të rendësishme ndërkombëtare.


“Kosova nuk ka sovranitet si shtet. Po të mos jetë faktori ndërkombëtar KFOR-i dhe Eulex-i Kosova është e pushtuar për 24 orë nga Serbia, ky është fakt. Si ka mundësi që faktori ndërkombëtar të manipulon ty të gjithë gjyqin për të nxjerrë 4. Nuk ka sovranitet real, se juridik ka. Unë i referohem realitetit. Ke edhe rastin e Rusisë, të hyn direkt në territor. Rusia ka hyrë me pretendimin se Ukraina është territor rus, siç e ka pretendimin akoma edhe Serbia. Se nuk ta njeh Serbia Kosovën ty. Ky është realiteti, duhet arritur një lloj balance”, -tha për Euronews Albania pedagogu Shbend Gashi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit