"Po të ta fus unë biberonin", degjenerimi i përnatshëm në televizionin kombëtar

“Po të ta fus unë biberonin”, degjenerimi…

Prej disa vitesh tashmë, televizioni kombëtar Top Channel e ka humbur misionin e tij të informimit, ku promovimi i banalitetit dhe degjenerimi po promovohen çdo ditë e më shumë. Oraret, në të cilat transmetohen të ashtëquajturat emisione të këtij televizioni, transmetohen në një fashë orare, kur në shtëpi ka fëmijë dhe aksesi për ti ndjekur është i mundur nga të gjitha moshat.


Për’puthen është një prej emisioneve më banale që transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte në mesditë. Vajza që njohin djem, dalin në takime, puthen apo bëjnë veprime të papërshtatshme është gjithçka që pasqyrohet në ekranin e medias kombëtare Top Channel.


Njëra prej konkurenteve të formatit Për’puthen Gabriela fut biberonin në gojë dhe puth Xhebron, djalin e ri. “Për kë e more këtë biberonin? Do ma jepje mua? Po sikur të ta fus unë ty këtë biberonin?”, dëgjohet të thotë Gabriela.


Këto antivlera që shfaqen në mes të ditës duket se po joshin edhe AMA-n. Autoriteti i Mediave Audiovizuale nuk ka pasur asnjë reagim për këtë banalitet, përveç një rasti kur pas reagimeve të shumta, i tërhoqi thjeshtë vërejtje për të mos publikuar më materiale të tilla. Por që prej asaj periudhe produksioni i Top Channel po i bën hapur karshillëk, pasi jo vetëm që po transmeton banalitete, por edhe i publikon ato në rrjetet sociale. Nuk dihet se kur do të reagojë AMA dhe të mbyllë emisionet antivlera që televizioni kombëtar Top Channel vetëm i shton për përfitimet personale. Institucioni më i rëndësishëm i mediave, është pajtuar me këtë banalitet dhe paguhet për të mos bërë asnjë gjë.


Top Channel mban në përdorim për transmetim një frekuencë kombëtare që do të thotë që është një frekuencë e cila përfaqëson gjithë shqiptarët, gjithë kombin dhe për këtë shqiptarët në forma të ndryshme financojnë për këtë frekuencë. Top Channel si i tillë duhet të përfaqësojë dhe transmetojë atë material që edukon audiencën dhe ndikon pozitivisht në të. Top Channel nuk mund të përdorë frekuencën kombetare, sikur të jetë një frekuencë private apo thjesht një adresë në mediat sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit