Po tentonte të kalonte në mënyrë ilegale 9 shtetas sirianë, arrestohet 21-vjeçari

Po tentonte të kalonte në mënyrë ilegale…

Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Mengel”, ka arritur që të arrestojë një 21-vjeçar.

Ai po tentonte kontrabandimin në mënyrë ilegale kalim-kufirin për 9 shtetas sirianë.

Policia bëri të ditur se, arrestoi shtetasin R.M, 21-vjeç, i cili kundrejt fitimit 400-500 euro bënte trafik klandestinësh.

Ky person u premtoi 9 shtetasve sirianë, t’i kalonte ilegalisht për në Malin e Zi, me destinacion final më pas një nga vendet e BE-së.

Gjitashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit