Po transportonin 11 kg kanabis drejt shtetit fqinj, arrestohen tre persona

Po transportonin 11 kg kanabis drejt shtetit…

Sekuestrohen 11 kilogramë e 500 gr kanabis sativa, ndërsa në pranga bien tre shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet në flagrancë u arrestuan shtetasit me inicialet G. Xh., 40 vjeç, E. P., 18 vjeç dhe E. V., 31 vjeç, banues në Kavajë. Në kuadër të këtij operacioni policor, në fshatin Rrajcë-Sutaj, bashkia Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me drejtues shtetasin G. Xh. dhe pasagjerë shtetasit E. V. dhe E. P.

Të njëjtat burime thanë se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, të arrestuarit po tentonin të trafikonin një sasi lënde narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër, për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit Policor Prrenjas, operacionin policor të koduar “Rrajca 2021”.

Gjatë kontrollit të këtij automjeti, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe automjeti, si dhe 3 aparate celulare. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve“, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit