I zunë rrugën! Drejtuesi i mjetit luksoz plagos me thikë 2 shoferë të furgonave të “Fan Nolit”!

I zunë rrugën! Drejtuesi i mjetit luksoz…

Vetëm para pak minutash është regjistruar një sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në kryeqytet. Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me thikë shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Bëhet me dije se shoferi i fugonit të shkollës, ishte ndaluar për të pritur nxënësit që të hynin në mjet dhe të dërgoheshin në shtëpi, por bllokimi i rrugës ka bërë që drejtuesi i mjetit luksoz që po priste të kërkojë lirimin e rrugës në moment. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe shoferi i mjetit luksoz ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar drejtuesit e furgonave të nxënësve të shkollës.

Ndërkohë e gjithë ngjajra ka nodhur në sy të nxënësve. Pas plagosjes me thikë, i lënduari është dërguar në spital, ndërsa autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij dhe nuk është prangosur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit