Po transportonin refugjatë në Tiranë, 5 në pranga (VIDEO)

Po transportonin refugjatë në Tiranë, 5 në…

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi janë kapur duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm. Ata akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Burmime zyrtare nga policia njoftuan se, strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve, konkretisht:

– M. K., 35 vjeç, F. F., 20 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të tre banues në Laç, të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore në afërsi të fshatit Zëmblak, duke transportuar me tre mjete në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 1000 euro, 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

– E. Xh., 21 vjeç, banues në Pogradec dhe F. D., 24 vjeç, banues në Korçë, të cilët në hyrje të qytetit të Pogradecit, u kapën nga Policia duke transportuar me një mjet në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 500 euro, 3 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit