Po transportonte 97 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Mal të Zi

Po transportonte 97 kg kanabis, arrestohet shqiptari…

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia kufitare e Ulqinit. Ai po transportonte një sasi prej 97 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa. Shqiptari meinicialet K.P. u konstatua në afërsi të zonës së Darzës, teksa po udhëtonte me një makinë tip “Skoda”, me targa shqiptare.

Fillimisht 29-vjeçari ka ndaluar dhe i është bindur urdhrave të policisë, por më pas i ka dhënë gaz automjetit. Në momentin e arratisjes ai ka dëmtuar në pjesën e këmbës edhe një efektiv policie. Menjëherë disa skuadra policie janë vënë në ndjekje dhe kanë gjetur mjetin të braktisur në afërsi të qytetit bregdetar të Kruçës.

Mësohet se shtetasi shqiptar u ndihmua nga një bashkëpunëtor i tij për t’ia larguar ndjekjes policore, por pa rezultat. Në fund të aksionit, policia raporton se droga ishte ndraë në 163 pako. Lënda narkotike dyshohet se ka origjinën nga Shqipëria, megjithatë do të jenë hetimet që do të zbardhin të gjithë itinerarin e saj të plotë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit