Po transportonte sirianët, kapet në flagrancë punonjèsi i Pólicisè

Po transportonte sirianët, kapet në flagrancë punonjèsi…

Ditën e djeshme është arrestuar në flagrancë, një punonjës pólicie, që po ndihmonte shtetas sirianë të kalonin kufirin.

Punonjësi me detyrë SPZ, në kómisariatin 4 në Tiranë, 24 vjeçari me inicialet G.H., akuzóhet për veprèn penale “Ndihmë për kalim të paligjshèm të kufijve”.

Ai kishte udhëtuar me mjetin e tij, teksa është ndaluar nga efektivët e Pogradecit, në dalje të qytetit.

Nga kontrolli ka rezultuar se me automjetin e tij po transportonte dy migrantë sirianë, të cilët i ka marrë në dalje të qytetit të Bilishtit për t’i dërguar drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, karta ID, patenta, pistóleta TT, 450 euro, 10 mijë lekë, 3 telefona celularë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit