Po u merret toka për bazën e NATO-s, kërcënojnë banorët: Çmim tregu ose derdhet gjak

Po u merret toka për bazën e…

Banorët e Moravës prej disa muajsh po protestojnë për çmimin që qeveria ka përcaktuar për shpronësimet e pronave. Tokat e tyre do të merren nga Ministria e Mbrojtjes për t’ia vënë në dispozicion NATO-s, në kuadër të planit të zgjerimit të bazës ushtarake..

Vetëm 2.3 milionë lekë të vjetra është vlerësuar prona e tyre për dynym, në një kohë kur banorët kërkojnë të paktën 2-fishin. Në të kundërtën ata thonë se tokat e tyre do të lahen me gjak nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Ne duam të na caktojnë me çmimin e tregut që është sot, sa shiten shtëpitë këtu në këtë vend atë kërkojmë. Mua për shtëpinë 3 katëshe më japin 100 milionë lekë, një apartament në pallat më thanë 70 mijë euro. I lutemi ministrit të mbrojtjes Peleshit të vijë të flasë me ne.

Çfarë do bëjmë ne, kam bërë 6 operime në duar nga puna që kam bërë në Greqi. Dhe kjo shtëpi nuk do lihet kështu, me gjak do lihet. Unë jam kundër dhunës, me këtë shtet që kemi ne kështu do shkojë puna“ thonë banorët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit