Po udhëtonin në një makinë! Autori vret 57-vjeçarin në Gjirokastër, emri dhe detajet

Po udhëtonin në një makinë! Autori vret…

Trupi i pajetë i një 57-vjeçari është gjetur sot në Gjirokastër.

Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Saraçi, i cili është gjetur i pajetë brenda mjetit të tij, tip kamionçinë, në aksin Polican-Suhë.

Ai dyshohet se është goditur me sende të forta.

57-vjeçari mësohet se ka qenë bashkë në makinë me personin që ka kryer krimin.

Viktima dhe autori, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta teksa ishin rrugës.

Sherri ka agravuar, dhe autori e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit