Po udhëtonte me motorin e tij, aksidentohet aktori i njohur Gaz Paja

Po udhëtonte me motorin e tij, aksidentohet…

Aktori Gaz Paja është përfshirë në një aksident të rëndë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Kavajës. Bëhet me dije se aktori i humorit ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij, teksa është përplasur me një makinë.

Aksidenti nuk ka sjell viktima, ndërsa aktori i humorit ka patur gjakderdhje nga hundët, teksa në ndihmë i kanë ardhur qytetarët dhe më pas ka shkuar ambulanca. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pamjet nga JOQ ALBANIA:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit