Po udhëtonte me të vëllanë drejt Italisë, ish-luftëtari i UÇK-së arrestohet në Serbi, ja frika e madh e familjes

Po udhëtonte me të vëllanë drejt Italisë,…

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar këtë të premte nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook avokati Xhevdet Smakiqi, i cili i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme që përmes metodave diplomatike të kërkojë lirimin e Dakajt.

Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise“, shkruan avokati.

Ai më tej thekson se familja e ish-luftëtarit të UÇK-së janë të shqetësuar për dhunën fizike dhe psikologjike që mund të ushtrohet ndaj djalit të tyre ga serbët.

Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madh pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq“, shkruan avokati.

Serbia ka nisur një persekutim jo vetë ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së, por edhe politikanëve të saj. Një ditë më parë shërbimet sekrete serbe dhunuan barbarisht dhe paralizuar politikanin serb, pasi ky i fundit pranoi gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe kërkoi falje, si dhe nderoi Adem Jasharin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit