“Po ushtrojnë presion ndaj numëruesve”/ Forca të shumta policie dhe Shqiponja blindojnë disa KZAZ në Elbasan

“Po ushtrojnë presion ndaj numëruesve”/ Forca të…

Kur kanë kaluar pothuajse 24 orë që nga procesi i fillimit të numêrimit të votave, numëruesit po shfaqin lodhje dhe kërkojnë të tërhiqen nga ky proces. Por në qytetin e Elbasanit forca të shumta policie kanë mbërritur pranë qendrave të numërimit. Forcat e policisë janë thirrur pak më parë të monitorojnë gjendjen nga afër, ndërsa mësohet se është duke u ushtruar presion ndaj numëruesve.

Forca të shumta policie dhe forcave “Shqiponja” ndodhen pranë pallatit të sportit ndërsa pranë KZAZ-së ndodhet edhe nëndrejtori i policisë së Elbasanit. Ka informacione se edhe ambasadorja e SHBA është nisur drejt Elbasanit për të monitoruar nga afër situatën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit