Po vuan dënimin në apartamentin e tij luksoz, çfarë ka ndodhur me 'Zogun e Tiranës'

Po vuan dënimin në apartamentin e tij…

Prezantuesi shumë i komentuar në media e rrjete sociale, Hermes Nikaj ose siç e thërrasin ndryshe “Zogu i Tiranës” po vuan dënimin me arrest shtëpie prej 8 muajsh.

Hermesi është izoluar në apartamentin e tij në një zonë luksoze të Tiranës. I riu është paraqitur para pak ditësh në ambientet e Gjykatës në dhomën penale për t’u degjuar si i pandehur për akuzat e prostitucionit pas mbylljes së hetimeve.

Mësohet se seanca gjyqësore e drejtuar nga gjyqtari Arben Micko është shtyrë për shkak të mungesës së Prokurores së çështjes. 26-vjecari ishte në sallë së bashku me mbrojtësin e tij ligjor. /Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit