Po xhironte video për Youtube në Alpet Italiane, i riu rrëzohet për vdekje nga 650 metra lartësi

Po xhironte video për Youtube në Alpet…

Një i ri nga Danimarka ka ndërruar jetë tragjikisht në një mal në Alpet italiane pasi po xhironte një video për Youtube. Albert Dyrlund u rrëzua për vdekje teksa po ecte me një grup shokësh. Lajmin e trishtë e konfirmoi e ëma për gazetën daneze Ekstra Bladet.

Mediat në Itali raportuan se Dyrlund ra nga mali Seceda, i cili ndodhet në rajonin Val Gardena të Alpeve Italiane, rreth orës 5.15 pasdite gjatë xhirimit të një videoje.
Thuhet se ai ishte duke filmuar një video në telefonin e tij.

Ai besohet të ketë rënë rreth 650 metra një varg malor gëlqeror i njohur për muret e tij vertikale dhe shkëmbinjtë e mprehtë. Një helikopter shpëtimi mbërriti në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht i riu tashmë kishte ndërruar jetë.

Dyrlund kishte më shumë se 170 000 subscribe në kanalin e tij në YouTube dhe më shumë se 230 mijë ndjekës në Instagram. Ai ishte bërë i njohur nga videot komike me muzikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit