Po zvarrisin 'Reformën zgjedhore', Ambasadorja e SHBA-ve, i 'tërheq veshin' Taulant Ballës

Po zvarrisin ‘Reformën zgjedhore’, Ambasadorja e SHBA-ve,…

Zvarritja që socialistët e Ramës dhe demokratët e Bashës, po i bëjnë reformës zgjedhore, aq të kërkuar nga amerikanët dhe europianët, ka detyruar “Garanten e Reformës”, ambasadoren Yuri Kim, që të kërkojë sot sqarime Taulan Balla.

Siç edhe u bë e ditur sot, Ambasadorja e SHBA-ve, Kim, zhvilloi sot një takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Balla, në godinën e parlamentit.

Në fokus të takimit që mësohet se zgjati rreth 30 minuta, ishte reforma zgjedhore.

Nuk dihen me saktësi detajet e këtij takimi, por kujtojmë që jemi në kushtet kur marrëveshja e dakortësuar në rezidencën amerikane, për reformën zgjedhore, nuk po e gjen dot dritën e votimit në Parlament.

Kjo, pasi një grup deputetësh në Parlament kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, që lejon lista të hapura dhe pengon koalicionet parazgjedhore.

Për këtë arsye, kryeministri Rama, ka zhvilluar takim me ta dhe ka kërkuar arritjen e një marrëveshje trepalëshe./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit