Podujevë: Policia bastis lokalin ku po luhej bixhoz, arrestohen dy persona

Podujevë: Policia bastis lokalin ku po luhej…

Njësitë të policisë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion në Podujevë, pas raportimit se në një lokal po zhvillohej bixhoz.

Me të marrë urdhrin e prokurorit dhe pëlqimin e pronarit, njësitet përkatëse kanë kontrolluar lokalin.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje që shërbejnë për veprimtarinë e bixhozit.

“Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, pronari dhe punëtori i lokalit, janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit