Pogradec/ 30-vjeçarja i vë flakën vetes, pëson djegie të rënda në trup

Pogradec/ 30-vjeçarja i vë flakën vetes, pëson…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Kalivaç të Pogradecit, ku raportohet se një 30-vjeçare, e identifikuar si Doloreza Hamzallari, është vetëdjegur me benzinë.

Sipas  të dhënave paraprake, e reja është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie të shkallës së 3-të dhe pritet nisja e saj me helikopter drejt Tiranës për marrjen e një ndihme më të specializuar mjekësore.

Paraprakisht dyshohet ngjarja të ketë ndodhur për shkak se ajo vuante nga depresioni, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit