Pogradec/ Burrat denoncojnë: Gratë na dhunojnë!

Pogradec/ Burrat denoncojnë: Gratë na dhunojnë!

Tashmë në Shqipëri nuk flasim vetëm për dhunë ndaj grave, por një fenomen që ka parë rritje të rasteve është edhe dhuna ndaj burrave. 

Arbi Basho, Koordinator Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe barazisë Gjinore në Pogradec e konfirmon rritjen e rasteve të dhunës psikologjike ndaj burrave në këtë qytet. 

Ky është një femnomen që ka ekzistuar edhe më përpara në familjet tona. Në ditët e sotme ky fenomen është shtuar dhe ka filluar te denoncohet në vite. Rastet e denoncimit të burrave për dhunë psikologjike kryesisht kane ardhur duke u rritur dhe kjo ndodh për shkaqe të ndryshme”, tha ai. 

Teksa rendit shkaqet Basho thotë: “Dinamikat e familjes kanë filluar të ndryshojnë, situata social- ekonomike është më stresuese, më presion për të siguruar të ardhura po edhe kerkesa për të ndjekur hapin e kohës është më e madhe. Kjo ka ndikuar në presion psikologjik të familjes. Mosmundësia e arritjes së ketyre objektivave që ka familja shkakton dhunë psikologjike. Kryefamiljari ka presionin me të madh ndaj ndodh edhe dhuna psikologjike. Presioni i tyre ka arritur aty ku nuk mundet më”. 

Raportohet se për vitin 2022-23 në Pogradec janë 7 burra të pajisur me urdhra mbrojtje ndaj grave, por ende për ta nuk ka një zyrë këshillimi apo ndihme psikologjike edhe pse strategjia ekziston.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit