Pogradec/ Përplasen tre makina, plagosen 6 persona

Pogradec/ Përplasen tre makina, plagosen 6 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Tte makina janë përplasur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona, të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Pogradec/Informacion paraprak Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L. Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit