Pogradec/ Shefi i Policisë Kufitare Bernard Gjona, bllokon anijen turistike në pik të sezonit

Pogradec/ Shefi i Policisë Kufitare Bernard Gjona,…

Qytetet turistike shqiptare po akohen në muajt e fundit për mungesën e vizitorëve dhe të punës në këtë sezon turistik.

Nga ana tjetër, janë turistët vendas, i vetmi aset i paçmuar që u ka mbetur këtë vit dhe këtë pak verë që ka mbetur operatorëve turistikë, që nuk dinë dhe nuk mësuan të gjejnë “gjuhën” e bashkëpunimit.

Por turistët vendas shpesh i kemi dëgjuar të ankohen jo vetëm për çmimet e kripura të njësive akomoduese, cilësinë e shërbimeve, apo infrastrukturën, por edhe për atraksionet turistike që ofrojnë zona të caktuara.

Pikërisht për të pasuruar atraksionet turistike në një qytet liqenor si Pogradeci, mendoi një biznesmen i cili vendosi të sjellë në qytetin e tij me shumë sakrifica një anije turistike.

Por anija e tij duket se nuk i ka pëlqyer jo më turistëve, por Shefit të Policisë Kufitare.

Ky i fundit vendosi ta bllokojë anijen në pik të sezonit turistik dhe arsyetimi ka qenë “bindës”.

“Tina Turist” u lëshua në liqenin e Pogradecit në shkurt të këtij viti.

Pas një udhëtimi të mundimshëm e të kushtueshëm nga deti përmes maleve të Shqipërisë, e më pas riparimit dhe kolaudimit, mjeti më i madh lundrues shqiptar që ka parë gjoli në anën tonë, u bë gati për lundrim.

Madje në atë kohë, nuk munguan as kronikat telvizive nga disa media, për këtë risi turistike në Pogradec.

Por pikërisht në fillim të korrikut Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare, Bernard Gjona, bllokoi aktivitetin e mjetit me pretekstin, “për mungesë dokumentacioni”.

Stacioni i Policisë Kufitare në Pogradec

Janë 12 punonjës policie në molin e qytetit…

Fotografia e SOT7 Pogradeci News

Mol i cili nuk ka tjetër aktivitet veç ankorimit të skafit të policisë së Pogradecit.

Është shumë interesant fakti që në këtë stacion policie janë fort të kujdesshëm për të mbajtur sa më larg persona të tretë…

Goditja e studiuar e lundrimit në gjol

Nëse në Ohër funksionon një mol ku janë ankoruar disa anije turistike, në anën shqiptare veç barkave plastike me pedale dhe ato druri të peshkatarëve, nuk ka tjetër aktivitet lundrues.

Në qershor të vitit 2014 u përurua linja e tragetit Ohër-Pogradec. Por kjo linjë kurrë nuk funksionoi.

Këtë radhë një shqiptar solli me shpenzimet e tij një goxha anije turistike.

Bashkia e përkrahu por e bllokoi policia.

Shumë pyetje ngrihen se PËRSE?

Interesa të fqinjve të cilëve nuk u intereson zhvillimi i turizmit në Pogradec? Apo të trafikantëve, që nuk duan sy të huaj në mol…?

Shëtitjet në Ohër/ Më në fund një traget për linjën Pogradec-Ohër ...

/Burimi: Zjarr TV/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit