Polic Sajmiri u bën presion çiftit të pensionistëve për të mbrojtur komshiun

Polic Sajmiri u bën presion çiftit të…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim të fortë ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake në zonën e Kombinatit, të cilin e identifikon si Sajmir Piranej.

Sipas qytetarit, prej rreth disa muajsh, që prej hapjes së bar-kafesë së tij, ai është përballur vazhdimisht me kontrolle dhe sjellje që i konsideron intimidiuese dhe abuzive.

Denoncuesi pretendon se punonjësi e ofendon, i vendos gjoba që ai i konsideron të padrejta dhe e kërcënon se do ta fusë në burg, ndërsa thekson se biznesi i tij disponon dokumentacionin përkatës dhe se nuk po kryen aktivitet të paligjshëm.

Por, sipas denoncimit, presioni nuk ndalet këtu. Qytetari pretendon se gjatë komunikimeve me të, punonjësi i ka thënë edhe se “gruaja ime punon në Ministrinë e Brendshme”, duke e lënë të kuptohet, sipas tij, se ka mbështetje apo ndikim institucional.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, lindin pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si ushtrohet kontrolli ndaj bizneseve dhe nëse qytetarët po përballen me presion përtej kompetencave ligjore.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pret një sqarim nga institucionet përgjegjëse mbi pretendimet e qytetarit, veçanërisht lidhur me gjobat e vendosura dhe mënyrën e komunikimit gjatë kontrolleve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit