Poliçan| 44-vjeçari me thikë 'mësyn' në lokal, fut në panik klientët

Poliçan| 44-vjeçari me thikë ‘mësyn’ në lokal,…

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në Poliçan. Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia, teksa po merret në pyetje. Mësohet se 44-vjeçari, kërcënoi me thikë disa qytetarë dhe efektivë policie. Shtetasi nga Poliçani u fut në një lokal në qendër të qytetit dhe nisi të kërcënonte me thikë të gjithë klientët, të cilët u frikësuan shumë. Autori i ngjarjes me inicialet A.Sh.,dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa u drejtoi mjetin e ftohtë edhe policëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit