Policët e Erion Veliajt vijojnë me gjobat abuzive, qytetari: E pagova parkimin dhe përsëri e gjeta fletën në xham...

Policët e Erion Veliajt vijojnë me gjobat…

Abuzimet e punonjësve të Policisë Bashkiake, me në krye Lali Zdromsin e Bashkisë, janë kthyer në modë.

Një denoncim i tillë ka ardhur pranë “GazetaAtdheu”, nga një qytetar që kishte parkuar mjetin e tij në Bulevardin Bajram Curri, pranë Maternitetit të ri.

Nga mesazhi i sjellë pranë redaksisë, qytetari duket se e ka paguar për 1 orë vendin e parkimit, më konkretisht nga ora 08:50 – 09:50, ditën e sotme, më 11 gusht.

Madje, në orën 09:43, shërbimi i bashkisë i ka kujtuar qytetarit se për 10 minuta parkimi i tij do përfundojë.

Por, polici i bashkisë i ka vendosur gjobë në orën 09:35, mjetit të qytetarit.

“Pushon mjetin pa përdorur sistemin e parkimit me pagesë”, është arsyeja e gjobës nga ana e policit, me vlerën 1000 lekë të rinj.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje,sot tek marteniteti i ri,edhe pse pagimi i paguar policia bashkiake te pret gjobe.

Nuk e dime ku te ankohemi?

 

 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit