Policët e kufirit ende pa pagesë, efektivja shtatzënë detyrohet të punojë 12 h madje dhe turn nate

Policët e kufirit ende pa pagesë, efektivja…

Prej vitit 2023, efektivët e përfshirë në misionet e FRONTEX-it nuk kanë marrë pagesat për shërbimin e tyre, ndonëse fondet për këto angazhime vijnë të plota nga BE. Veç mungesës së shpërblimeve për misionet jashtë vendit, edhe pagesat për ushqimin jepen pjesërisht dhe me vonesa të mëdha. Efektivët ankohen se nuk ka asnjë mekanizëm real ankese dhe se institucionet përkatëse mbyllin sytë ndaj padrejtësive që përjetojnë në detyrë.

Një efektive shtatzënë tregon për JOQ Albania se pavarësisht përpjekjeve të saj për një transferim të përkohshëm në Tiranë për shkak të kushteve shëndetësore dhe familjare, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i është përgjigjur se ajo po kërkon komoditet në kurriz të detyrës. Ajo vijon punën me orar të zgjatur madje dhe turn nate pavarësisht se është shtatzënë dhe nuk i është dhënë asnjë zgjidhje apo ndihmë.

“Përshëndetje Joq. Për lekët e shërbimit në Frontex është e vërtetë që policët nuk i kanë marrë, madje që nga 2023 pavarësisht se fondi vjen i plotë për çdo mision që kryhet. Po ku të ankohesh se nuk të zgjidh njeri. Madje edhe lekët e ushqimit po I hedhin gjysma gjysma dhe me shumë vonesë. Lutem të mos I besohet propagandës sepse personalisht i  kam shkruar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pasi jam shtatzënë dhe I kërkova transferim në Tiranë për sa kohë kisha ezauuruar gjithë zinxhirin hierarkik dhe më tha që nuk mund ti përgjigjej kërkesës sime informale pasi sipas tij kërkoja komoditet në kurriz të detyrës. Tani punoj 12 orë me barkun tek goja madje edhe turn nate. As emailit që I nisa zonjës drejtore të burimeve njerëzore nuk ka denjuar njeri ti kthejë përgjigje”, shkruan policja.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit