Policët, të cilët po përballen me protestuesit me rroga qesharake, me këpucë të grisura, disa edhe me këpucë dasme, mes kroasantëve dhe ujit, janë gëzuar pa masë sot nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit u ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh efektivëve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Pas ditëve të përballjes në rrugë, duket se më në fund dikush ka menduar t’ua shpërblejë sakrificën, edhe pse këpucët e grisura nuk presin janarin për t’u ndërruar.
Gjatë një takimi me uniformat blu, Rama njoftoi gjithashtu se më 1 janar do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre. “Më 1 janar paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, për dinjitetin që po u dilni përballë protestuesve dhe atyre që në ekrane kërkojnë që policia të dorëzohet. 2500 euro për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment edhe gjëra ekstra”, u shpreh kryeministri.
Kështu, mes kroasantëve, ujit dhe përplasjeve me protestuesit, policëve u është dhënë një arsye më shumë për të pritur me padurim shpërblimin. Mbetet të shihet nëse 2500 eurot do të mbërrijnë po aq shpejt sa premtimi dhe nëse rritja e pagave do të shoqërohet edhe me përmirësimin e kushteve të punës. Deri atëherë, uniformat blu duhet të vazhdojnë detyrën, ndërsa këpucët e grisura presin të zëvendësohen.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1418685253787472%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>