Policët serbë festojnë si në kohën e Millosheviçit| Deputeti shqiptar: Fytyra e vërtetë e Serbisë

Policët serbë festojnë si në kohën e…

Disa pjesëtarë të Drejtorisë së Policisë së Pribojit kanë festuar nën ritmin e këngëve që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç. Video e shpërndarë ku pjesëtarët e policisë shihen duke kënduar, është bërë kryefjalë e reagimeve të ashpra në Bosnje. Sipas sandzakpress.rs, videoja po bën xhiro në rrjet pas publikimit nga ana e një prej policëve nga Priboj i Serbisë. Por ndonëse videoja po merr shumë reagime, autoritetet serbe nuk kanë reaguar ende, duke lënë të kuptohet se nuk shqetësohen nga glorifikimi i gjenocidit dhe thirrjet për krime të reja. Ndërkohë për festën e organizuar nga pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë së Pribojit, ku shihen duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë, ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Shaip Kamberi:

Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiç. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit