
Kontrasti në Policinë e Shteti vihet re dukshëm midis atyre që punojnë me ndershmëri pa abuzuar, duke punuar me orë të zgjatura që nuk i paguhen dhe atyre që shkelin ligjin dhe vendosin pasuri marramendëse nga bashkëpunimi me krimin.
A po i detyron vetë shteti këta djem dhe vajza të bëhen palë me krimin duke mos i plotësuar nevojat bazë dhe duke i ‘u shtypur dinjitetin? Pranë redaksisë sonë ditën e djeshme ka ardhur një denoncim nga një punonjës policie i cili shkruante se atyre po iu shkeljen te drejtat. Qëndrojnë tetë orë në këmbë dhe bukë hanë fshehurazi.
Policia e Shtetit është e para që përballet me presionin e lartë të krimit, por e trajtuar gjithnjë më keq dhe aspak në mënyrë dinjitoze.
Ditën e djeshme një djalë i ri, një polic i ri u vra teksa po shkonte në punë, edhe pse ishte me uniformë policie. Kjo tregon nivelin e lartë të kriminalitetit, dhe nga cili kontigjent rrethohemi.
Situata e rendit në shtetin tonë është e rënduar. Ne jemi dëshmitarë të situatave që kalon vet vendi ynë, për rritjen e kriminalitetit në përgjithësi.
Edhe transferimi pa kriter i punonjësve të policisë larg vendbanimeve të tyre është një tjetër problematikë duke prekur buxhetin familjar.
Policëve u bien të fikën nëpër protesta… Kjo të kujton fragmentin në filmin “Lulëkuqe mbi mure” ku jetimët i linin pa bukë u binin të fikët nga uria.