Polici humb drejtimin dhe del nga rruga, përplaset me një makinë tjetër në Selitë

Polici humb drejtimin dhe del nga rruga,…

Një makinë policie që drejtohej nga shtetasi me iniciale I.H ka humbur kontrollin e mjetit  mbrëmjen e kësaj të premte dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj, ai është përplasur me një makinë tjetër që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.D.

Nga aksidenti që u regjistrua në zonën e Selitës në Tiranë mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të plagosur.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit