Polici i dehur me motor shkakton aksident në Divjakë

Polici i dehur me motor shkakton aksident…

Është arrestuar sot Kostandin Llupo 60-vjeç në Divjakë. Efektivi është kapur në gjendje të dehur në timon. Policia u kap  rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, duke drejtuar në gjendje të dehur motoçikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka arrestuar në flagrancë sot punonjësin e policisë Inspektor K. LL., 60 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D. Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes. Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se punonjësi i policisë K. LL. ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit