Polici i Met Rumbullakut kapet me 113 mijë euro në makinë

Polici i Met Rumbullakut kapet me 113…

Policia e shtetit shqetësohet edhe për gjërat më të vogla në vendin tonë, qoftë për parkimin e gabuar të një makine.

 Përdorimi vetjak i një cigarje hashash të kushton shumë ketu, me një gram mund të dënohesh me një gjobë, 6 muaj apo 1 vit burgim.

Por vetë policia harron që në strukturat e larta të saj ka njerëz të korruptuar dhe që fshehin mijëra euro me punë të pista.

I tillë ishte rasti i kësaj të marte ku u vu në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea.

Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit