Polici i vrarë në Fier u përcoll për në banesën e fundit, autori ende në arrati

Polici i vrarë në Fier u përcoll…

Novruz Cenaila, polici i cili u vra me një plumb në kokë teksa po shkonte të merrte shërbimin, u përcoll sot për në banesën e fundit. 28-vjeçari Cenaila kishte vetëm një muaj që ishte martuar, por u vra pas një debati me 23-vjeçarin Azgan Mërnica për radhën e kalimit në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz në Fier.

Në orën 10:00, në Kinoteatrin e qytetit të Fierit u mbajtën homazhe në përkujtim të policit 28-vjeçar.

Autori i vrasjes, Azgan Mërnica është ende në arratia. Policia ka vijuar me kërkimet, por deri më tani pa rezultat. Mbrëmjen e djeshme kontrollet u shtrinë edhe në Tepelenë dhe Gjirokastër. Dyshohet se ai synon të kalojë kufirin me Greqinë. Mërnica konsiderohet i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit.

23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas saj, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit