Polici në New York vret dy fëmijët, gruan e tij shqiptare dhe më pas veten

Polici në New York vret dy fëmijët,…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në SHBA pak para ndërrimit të vitit. 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në New City. Sipas mediave amerikane, të shtunën e 30 dhjetorit 2023, banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, Ornela 43 vjeç, nga Shqipëria dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç.

Pas këtij krimi makabër, polici ka vrarë edhe veten. Katër trupat u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. Autori e filloi karrierën e tij në Departamentin e Policisë së New York-ut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë. Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit