Polici në Tiranë plagos kolegun me armën e shërbimit

Polici në Tiranë plagos kolegun me armën…

Një efektiv policie është plagosur nga kolegu i tij të enjten e 15 shkurtit, si pasojë e një pakujdesie.

Inspektori me inicialet Xh. L., ka marrë një plagë në këmbë nga arma e shërbimit të kolegut të tij me inicialet K. Ç. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:40 teksa punonjësit e policisë ishin duke u përgatitur për stërvitje. Në këtë moment K. Ç., i është shkrepur aksidentalisht arma e shërbimit dhe për pasojë kolegu i tij është plagosur.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa punonjësi tjetër është pezulluar nga detyra. Përveç kësaj Prokuroria e Tiranës, Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale kanë filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Tashmë efektivi autor i ngjarjes është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për plagosje nga pakujdesia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit