Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, pranë fshatit Çiflig. Një punonjës policie i qarkullimit, pasi kishte përfunduar shërbimin, është përplasur me mjetin e tij me një motomjet, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të motorit.
Viktima, rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, punonjësi i policisë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet në reanimacion.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet përkatëse për të dokumentuar aksidentin dhe për të zbardhur rrethanat e plota të përplasjes.