Polici serb vret një person në Sanxhak, dyshohet shqiptar

Polici serb vret një person në Sanxhak,…

Një 35-vjeçar i quajtur Ervin Çelahmetoviç ka mbetur i vrarë në Sanxhak. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në një lokal në veriperëndim të Serbisë. Mediat serbe bëjnë me dije se viktima është një mysliman boshnjak, i vrarë nga një pjesëtar i njësisë speciale të policisë në Beograd.

Ervin Çelahmetoviç

Sipas dëshmitarëve okularë nga lokali ku ndodhi tragjedia, Ervini po kalonte kohë me miqtë e tij në një kafene, ndërsa agresori po qëndronte pranë lokalit me një koleg. Bëhet me dije se autori i identifikua si Igor Avramoviç, ka debatuar me 35-vjeçarin, e më pas e ka sulmuar me një dorezë hekuri, duke e shtrirë përtokë. Punonjësi i forcave speciale më pas është larguar me vrap, teksa Ervin Çelahmetoviç ka ndërruar jetë në vend nga plagët e marra.

Igor Avramoviç

Pas një debati të shkurtër, Igori u hodh mbi Ervinin dhe e rrahu derisa ai ra në dysheme dhe mbeti i palëvizur. Polici e rrahu me egërsi. Gjithçka ndodhi në pak sekonda dhe ai koleg polic nuk pati kohë të reagonte. Një klithmë u dëgjua në të gjithë kafenenë: “E vrau, e vrau”. Me të mbërritur, ambulanca ka mundur të konfirmojë vetëm vdekjen. Ervini ra në dysheme dhe vazhdoi të mbetej i shtrirë, i plagosur, ishte vonë për të”, tha një nga dëshmitarët okularë.

Sipas historisë së gjymtuar nga pushtimi i krahinave shqiptare nga serbët dhe boshnjakët, mendohet se Ervini mund të ishte një djalë me prejardhje shqiptare. Zona e Sanxhakut njihet si një nga zonat e hershme të banuara nga shqiptarët por që asimilimi serb ka bërë të vetën ndër vite. Shumica prej tyre e mohojnë origjinën dhe kanë ndërruar mbiemrat duke i shtuar prapashtesa sllave. Ervin Çelahmeti(viç), përngjan me një ëmër dhe mbiemër të pastër shqiptar.

Megjithatë, mediat serbe i referohen një viktime boshnjake dhe me fe myslimane. Një arsye që mendohet se ka nxitur urrejtje për nisjen e sherrit fatal që përfundoi me një viktimë. Ai la pas dy motrat, Emina dhe Elza, pasi prindërit i kanë vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit