Policia aksion në Shijak, arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm

Policia aksion në Shijak, arrestohet 34-vjeçari i…

Është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm, 34-vjeçari i cili ishte i dënuar për vjedhje e dhunë.

Gjithashtu ai akuzohet si autori i dyshuar i plagosjes së 28-vjeçarit tek stadiumi në Shijak, më datë 30.05.2020.

Kujtojmë se sipas burimeve zyrtare, ngjarja e 30 majit ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stadiumi”.

Operacioni nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie.

U vu në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ngjarje e ndodhur te stadiumi në Shijak, më datë 30.05.2020.

34-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stadiumi”.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në harkun kohor prej katër minutash, nga shërbimet e Policisë të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi:

A. J., 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E. I., 28 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit