Policia amerikane vret një tjetër person me ngjyrë, 23-vjeçari nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

Policia amerikane vret një tjetër person me…

Përsëritet historia në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara! Aty ku pak muaj më parë një person me ngjyrë, George Floyd u vra nga policia, e njëjta ngjarje ka ndodhur me një tjetër të ri.

Një natë para fundvitit, më 30 dhjetor, policia qëlloi për vdekje një 23-vjeçar me ngjyrë, të quajtur Dolal Idd, i cili u ndalua nga policia si i dyshuar për një krim. Por, i riu refuzoi urdhrin e ndalimit dhe tentoi të largohej me makinë.

Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, 23-vjeçari qëlloi me armë ndaj efektivëve. Policia u përgjigj menjëherë, duke e ekzekutuar me armë zjarri.

Videoja e kamerës së trupit tregon oficerët që ishin pjesë e një Ekipi të Përgjigjes së Komunitetit – një njësi që shpesh merret me krime dhe situata me rrezik më të lartë. Oficerët dëgjohen të bërtasin për njerëzit që ndodhen në automjet për t’i vendosur duart e tyre lart. Oficerët dëgjohen duke bërtitur më shumë dhe më pas dëgjohet një e shtënë me armë dhe një vrimë shihet në dritaren anësore të shoferit te makina e bardhë.

Brenda makinës së të riut ishte edhe një femër, e cila nuk pësoi asnjë lëndim. As nga oficerët e policisë nuk pati të lënduar.

Shefi i policisë së Minneapolis tha se një armë u gjet në vendin e ngjarjes. Kurse kryebashkiaku i qytetit, Jacob Fray, tha se çështja i takon drejtësisë./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit