Policia arreston dy punonjësit e hotel “Gracia”, ndihmuan Gerald Shehun të fshihnin trupin e Eraldo Nevruzit

Policia arreston dy punonjësit e hotel “Gracia”,…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të enjte në hotel “Graccia” në Dhërmi. Dy punonjës të këtij hoteli janë arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, pasi të dy dyshohet se kanë ndihmuar pronarin e hotelit që të fshehë trupin e 31-vjeçarit pasi e qëlloi atë me një plumb në kokë. Në pranga kanë rënë Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë dhe punonin në hotel ‘Greccia’. Po ashtu, u arrestua në Greqi edhe pronari i hotelit, Gerald Shehu, teksa tentonte që të arratisej për në Angli.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e autorit Gerald Shehu, policia ka gjetur një gëzhojë. Dyshohet se kjo është gëzhoja e plumbit me të cilin ka qëlluar në kokë recepsionistin Nevruzi.

Recepsionisti Nevruzi, dyshohet se është ekzekutuar nga bashkëpronari i hotelit, Geraldo Shehu, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. Forcat policore vijojnë me kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë, dhe zona të tjera ku dyshohet se mund të jetë hedhur trupi. Kontrolle ka pasur edhe në Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës. Polica ka ngritur dhe dronin duke kontrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm pasi në një prej dhomave në hotel ku është vrarë 31-vjeçari janë gjetur njolla gjaku. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Pas vrasjes, 43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka futur në makinë dhe e ka zhdukur trupin. Vetë Shehu është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa mjeti i tij Audi A8 është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë. Nga Qafë Bota ai ka ka kaluar në Greqi, ndërsa kishte prerë biletë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, por është kapur teksa shkonte në aeroportin e Korfuzit.

Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit