Rritet numri i personave të shoqëruar apo ndaluar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit. Sipas të dhënave paraprake, mbi nëntë persona janë shoqëruar deri tani, ndërsa numri pritet të jetë edhe më i lartë.
Mes të shoqëruarve është edhe aktivisti Altin Goxhaj, i cili është parë teksa mbahej nga efektivët e policisë pas përplasjeve të ndodhura me protestuesit. Ai kishte vendosur syze mbrojtëse ndaj sprajit lotsjellës në momentin e shoqërimit.
Ndërkohë, Policia ka përdorur mjete të kontrollit të turmës si spraj piper, gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa protestuesit kanë ngritur barrikada me gardhe metalike dhe kosha mbeturinash në zonën përreth Kuvendit.