Policia arreston shoferin e BMW, shkaktar i aksidentit me 4 viktima në Tepelenë

Policia arreston shoferin e BMW, shkaktar i…

46-vjeçari me inicialet E. P., është arrestuar nga Policia si shkaktar i aksidentit tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Tepelenë-Memaliaj, ku nga përplasja e tre automjeteve humbën jetën katër persona dhe u lënduan dy të tjerë.

Drejtuesi i automjetit tip ‘BMW’ me banim në Gjirokastër akuzohet për shkelje të regullave të qarkullimit rrugor. Ky shtetas së bashku me dy pasagjerë të tjerë që po udhëtonin me të mbetën të lënduar nga aksidenti. Arrestimi i tij u bë pasi doli nga spitali i Traumës, ku ishte dërguar për kurim të specializuar shëndetësor.

Nga aksidenti humbën jetën 42-vjeçari Riza Rrapaj, Lavdosh dhe Lefteri Begaj të cilët ishin burrë e grua, dhe e moshuara Afërdita Begaj. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tejet normave të lejuara.

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMw” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sqaron policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit