Policia bën reagimin e parë për mediat pas arrestimit të Agim Kajmakut

Policia bën reagimin e parë për mediat…

Pas lajmit se ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste, Agim Kajmaku, është arrestuar mbrëmjen e kaluar pasi ishte i shpallur në këkrim që prej nëntorit të vitit 2019, Policia ka reaguar për herë të parë për mediat.

Blutë e Tiranës njoftojnë se ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ish-kryebashkiaku Kajmaku, po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Bëhet me dije se Agim Kajmaku, vuante nga probleme kardiake dhe diabeti.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim:

A. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

Në spital privat pas problemeve me zemrën, si u arrestua Agim Kajmaku i PS-së

Arrestohet ish-kryebashkiaku i PS, Agim Kajmaku

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit