Policia blindon Bulqizën, identifikohet personi që qëlloi ndaj biznesmenit, e kërcënoi për 10 mijë euro

Policia blindon Bulqizën, identifikohet personi që qëlloi…

Policia e Bulqizës ka identifikuar autorin që qëlloi me armë ndaj biznesmenit Gëzim Balla. Sipas uniformave blu, biznesmeni ka bërë vetë kallëzim në polici, ku ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se biznesmeni Balla është kërcënuar kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh nga shtetasi Feruzan Shehu, i cili është në kërkim të policisë.

Policia identifikon dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të kërcënimit për vënie gjobë ndaj një biznesmeni.

Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi shtetasin F.Sh, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit