Policia blindon Fierin| Kontrolle të befasishme, nën lupë edhe makinat luksoze

Policia blindon Fierin| Kontrolle të befasishme, nën…

Forca të shumta të policisë kanë zbarkuar në qytetin e Fierit për disa kontrolle të befasishme. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe. Ato janë pozicionuar në pikat hyrëse dhe dalse të qytetit, si dhe janë shtrirë edhe në akse të tjera të qytetit.  

Nën lupë këtë herë janë automjetet luksoze, ato me targa të huaja si dhe mjetet e dyshimta duke kontrolluar pronarët por edhe personat që gjenden në këto makina.

Burime pranë policisë së Fierit kanë bëre me dije se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Një ditë më parë, në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano, të cilët si duket kanë vënë në lëvizje strukturat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit