Policia britanike ofron shpërblim për kapjen e shqiptarit, 21-vjeçari përdhunoi një vajzë adoleshente

Policia britanike ofron shpërblim për kapjen e…

Ron Domi është një nga shqiptarët më të kërkuar në Angli. Shqiptari i moshës 21-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, për përdhunimin e një adoleshenteje. Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor të vitit të kaluar në Luton, dhe deri tani policia nuk ka rënë në gjurmët e të riut. Madje ai ka ndryshuar dhe emër duke u identifikuar me pseudonimin Alex Brussels.

Për kapjen e tij apo dhënien e një informacioni të vlefshëm, policia ofron një shumë prej 5 mijë paundësh. Kjo shpallje e bënë 21-vjeçarin në pesëshen më të kërkuar nga autoritetet në Angli, raportojnë mediat lokale. Madje policia kërkon ndihmën e komunitetit shqiptar për identifikimin e vendndodhjes së tij.

“Këta individë të kërkuar kanë arritur t’i shmangen drejtësisë për një kohë të gjatë. Janë rrezik dhe duhen gjetur. Këta të arratisur mund të jetojnë ose fshihen pranë jush, kështu që nëse njihni ndonjë prej tyre, ju lutemi na kontaktoni urgjentisht. Nëse jeni të interesuar për një shpërblim deri në 5000 £, kërkoni një kod unik shpërblimi kur të kontaktoni bamirësinë tonë”, deklaroi drejtori i operacioneve të Crimestoppers, Mick Duthie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit