Policia dhunoi 15-vjeçarin, Ardi Veliu sulmon nënën e tij/ I publikon videon: Ja nga çfarë familje vjen

Policia dhunoi 15-vjeçarin, Ardi Veliu sulmon nënën…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka bërë një deklaratë të çuditshme, lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur te Parku i Liqnit pak ditë më parë, kur 4 punonjës policie dhunonin një 15-vjeçar, pse ai kishte dalë jashtë fashës orare, në kohën e masave izoluese.

Veliu gjatë një raportimi në komisionet parlamentare, ka marrë në mbrojtje efektivët e policisë.

Teksa është pyetur në lidhje me këtë rast në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ai ka nxjerrë videon nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.

“Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar.

Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja. Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.

Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit