Policia do të patrullojë me "Benzin" e Trejsi Sejdinit

Policia do të patrullojë me “Benzin” e…

Automjeti i ish-miss Shqipërisë Trejsi Sejdini, i cila u sekuestrua nga policia do të dalë përsëri në qarkullim. Nuk do të jetë Trejsi ajo që do t’i japë, por do të jenë punonjësit e policisë.

Makina e tipit “Mercedes-Benz, V8 biturbo” kap vlerën e më shumë se 100 mijë eurove në treg. Automjeti u bllokua në shtator të vitit 2019, pasi nga verifikimet rezultoi se nuk ishte e regjistruar në emër të ish-miss Shqipërisë 2018.

Ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili disa ditë më parë zhvilloi një inspektim në vendin ku mbahen automjetet loksoze të sekuestruara nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Balla bëri të ditur se tashmë, makinat e sekuestruara do t’i shtohen flotës së policisë për patrullime në terren.

Jo në pak raste automjetet e policisë janë denoncuar nga qytetarët për gjendjen e tyre të degraduar, duke ironizuar se kriminelët nuk mund të kapen me furgona të vjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit